Arrestimi i sanitares, prokuroria nis hetim të thelluar nëse ka skemë përfitimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për sanitaren e arrestuar për mashtrim. T.A., 58 vjeçe u denoncua nga një qytetare se përmes mashtrimit kishte arritur t’i zhvaste një shumë të konsiderueshme që në total përllogaritet rreth 8 milionë lekë të vjetra në mënyrë që të paguante mjekët dhe infermieret në spitalin “Shefqet Ndroqi” që të kujdeseshin për mamanë e saj të  prekur nga COVID-19.

Denoncuesja E.S., 30 vjeçe në kallëzimin e saj penal thotë se, 58-vjeçarja i ishte prezantuar si infermiere në spitalin covid-2. Episodet e zhvatjes kanë nisur më 28 nëntor të vitit të kaluar kur mamaja e 30-vjeçares u shtrua në spital dhe kanë vijuar deri më 25 dhjetor kur mamaja e denoncueses ndërroi jetë.

Që në momentin e parë të prezantimit si infermiere 58-vjeçarja i ka kërkuar një shumë prej 2 mijë lekësh të reja për t’i mundësuar komunikimin me telefon me mamanë pasi një gjë e tillë nuk lejohej. Pas një takimi në një lokal pranë spitalit, 58-vjeçarja është ofruar që të bëjë rolin e ndërmjetësueses për t’u dhënë para mjekeve dhe infermiereve apo edhe sanitareve.

Sipas denoncimit të 30-vjeçares, sanitarja i ka kërkuar thuajse çdo ditë 10 mijë lekë për doktoreshën që do të kujdesej për mamanë e saj, 5 mijë lekë për infermierët dhe sanitaret që do t’i hiqnin pampersin. Përveç parave, ajo gjithashtu i ka kërkuar që të blinte dhe ilaçe, gjë e cila gjithashtu përbën një shkelje pasi trajtimi i pacientëve me COVID-19 në spitalet është mbuluar nga shteti.

Ndërkohë që për sanitaren 58-vjeçare është caktuar masa “arrest me burg”, prokuroria thotë se ka nisur një hetim të thelluar për të qartësuar nëse bëhet fjalë për rast sporadik apo është një skemë e mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor dhe ndihmës i spitalit “Shefqet Ndroqi” në kurriz të pacientëve me COVID-19.

Në sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” gjatë trajtimit të pacientëve me coronavirus ka pasur të pakën katër episode të vetëvrasjes. Në denoncime e bëra nga familjarët dhe të afërmit, thuhej se të prekurve nga COVID-19 nuk u ofrohej kujdes psikologjik.

 

Lexoni gjithashtu:

U denoncua për mashtrim, arrestohet sanitarja e spitalit që hiqej si infermiere



Etiketimet

Kryeministri Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu...

Raportohen probleme në centralin bërthamor në Iran

Një problem elektrik u raportua ditën e shtunë në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani inauguroi centrifugat e reja më të...

Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” çka paraprin natën e madhe të  eventit më të rëndësishme të kinematografisë...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER