U denoncua për korrupsion, arrestohet sanitarja e spitalit që hiqej si infermiere

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën për arrestimin e një sanitareje të spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila hiqej kinse infermiere dhe në një rast në muajin dhjetor i kishte marrë familjares së një pacienti ryshfet.

Rasti, i denoncuar në media dhe i shoqëruar me reagime të shumta nga opinioni publik, ka lidhje me një kallëzim të bërë në muajin dhjetor. Një vajzë 30-vjeçare me inicialet E.S ka paditur sanitaren me inicialet T.A (58 vjeçe), se në kohën kur e ëma e saj ishte e shtruar në spital, sanitarja e ka mashtruar duke i marrë rregullisht para – 5 deri në 6 mijë lekë, – duke iu shfaqur si infermiere.

Policia tha se kjo çështje po vijohet të hetohet pas denoncimit edhe në emisionet televizive të gazetarisë hulumtuese.

Ministrja e Shëndetësisë reagoi mbrëmjen e së martës duke dënuar publikisht rastin. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se për veprimin e paligjshëm dhe korruptiv i ka kërkuar drejtorisë së spitalit shkarkimin nga detyra.

Manastirliu këmbënguli duke thënë se “akti është i izoluar” dhe se “një punonjëse nuk mundet kurrsesi të njollosë punën e jashtëzakonshme të mjekëve.

Po gjatë së mërkurës, policia tha se kishte arrestuar edhe 7 persona të tjerë, një të riu që kishte përndjekur dhe dhunuar ish-të dashurën, dy persona për vjedhje dhe katër të tjerë për drejtim të makinës në gjendje të dehur.


Etiketimet

Vaksinimi në Durrës, aplikohen gjithsej 13.200 vaksina, shërbimi për invalidët ofrohet në banesë

Në qytetin e Durrësit ka nisur vaksinimi masiv i grupmoshës mbi 65 vjeç. Drejtoresha e Shëndetit publik në këtë qark tregon se përveç personave që...

Dita Ndërkombëtare e Romëve, 4 problemet që shqetësojnë këtë komunitet në Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Romëve, është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës, por edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë...

Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret

Situata në aeroportin e Rinasit është zhbllokuar pas më shumë se 30 orësh bllokim të fluturimeve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja Belinda Balluku...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER