Shuhet familja në aksident, makina përplaset me kamionin, katër të vdekur në Rrugën e Kombit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aksin Rrëshen-Rubik, pas përplasjes së një kamioni me një veturë. Katër anëtarë të familjes Avdija nga Kosova humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ndërsa shkak i përplasjes u bë parakalimi i gabuar.

Aksidenti përfshiu një veturë dhe një kamion, të dyja me targa të Kosovës. Përplasja fatale ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të një karburanti në Rrëshen ndërsa shkak është bërë parakalimi i gabuar i veturës, brenda së cilës ndodhej familja me 5 persona. 

Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy të miturit, Medina Avdiaj e Klejdi Koçi kanë gjetur vdekjen, ndërkohë, në gjendje të rëndë është Violeta Avdiaj, 3 vjeçe, e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendin e aksidentit tragjik u vu re mungesa e ndriçimit të rrugës, ndërsa shiu dhe lagështia dyshohet të kenë luajtur gjithashtu rol.

BeFunky collage


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER