Deti me Greqinë, ish-komandanti Vladimir Beja: Me ligjin për zgjerimin Shqipëria del e humbur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-komandanti i Forcave Ushtarake Detare të Shqipërisë, Vladimir Beja, komentoi me gazetaren Esmeralda Mulaj për Euronews Albania çështjen e detit me Greqinë.

Sipas Bejës, i cili ka qenë kryetar i grupit të ekspertëve që ka negociuar me palën greke, ndryshimi ligjor që pritet të kalojë në parlament Athina lidhur me territoret detare në detin Jon “prish ekuilibrat e deritanishëm” dhe e “kthen çështjen nga e para”.

Beja kritikoi mungesën e informacioneve për sa i përket zhvillimeve të negociatave mes dy vendeve dhe kërkoi një qëndrim të përbashkët mes institucioneve shtetërore shqiptare, qëndrim që deri më tani, sipas tij, ka qenë “me boshllëk” dhe “inferioritet”.

Duke kaluar më tej në çështje teknike, Beja tha me bindje se me zhvillimet e fundit Shqipëria preket dhe del e humbur. Sipas tij edhe me konventën e vitit 1982 të Kombeve të Bashkuara, njohur si konventa e Montego Bay, “Shqipëria favorizohet” dhe se sipas tij “kjo nuk i intereson Greqisë, e cila po përpiqet me sa mundet të përfitojë territore në Jon dhe Egje”.

“Në përvojën time dhe nga vendimet e shkuara, në të shumtën e rasteve konventa e Montego Bay ka favorizuar kontinentin dhe kjo nuk i intereson Greqisë, që po bën përpjekje dëshpëruese për të përfituar sa më shumë,” – tha Beja duke nënkuptuar vendimin për ta zgjidhur me Gjykatë Ndërkombëtare çështjen.

Ish-komandanti Vladimir Beja apelon që shteti shqiptar të jetë në unison, t’i studiojë efektet që mund të ketë ky ligj dhe të mbajë një qëndrim të përbashkët “ballazi çështjes”.

Prej së paku dhjetë vitesh Shqipëria dhe Greqia mbeten në diskutim për sa i përket caktimit të kufijve detar. Në vitin 2009 dy vendet arritën marrëveshje, mirëpo një vit më vonë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri e hodhi poshtë për anashkalime të procedurave dhe për mos-shqyrtim të të gjitha pikave të mundshme si referim për delimitimin e hapësirave detare.

Rrëzimi i marrëveshjes detyroi dy vendet të nisnin sërish negociatat për këtë çështje. Së fundmi qeveritë përkatëse janë shprehur se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatë Ndërkombëtare, ndërkohë që Greqia paralelisht ka kaluar për miratim në parlament një ligj, përmes së cilit zgjeron nga 6 deri në 12 milje ujërat territoriale të saj.

Shteti grek pret që çështja e ujërave të niset për t’u shqyrtuar në Gjykatën e Hagës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Lexoni gjithashtu:

Ditmir Bushati: Le të jemi seriozë!

Zgjerimi me 12 milje në Jon, hyn në fuqi dekreti presidencial i Greqisë

”Deti”, ish-komandanti Vladimir Beja: Dorëzim i pakuptimtë, s’u shfrytëzuan të gjitha mundësitë për marrëveshje

Pakti detar Shqipëri-Greqi, si u zhbë nga Kushtetuesja marrëveshja e vitit 2009

Çështja e detit, Rama: Greqia s’kërkon asgjë më tepër se marrëveshja e shkuar, ne duam diçka më të drejtë


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER