Ulet me 10 cm niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër, Oboti i izoluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zona e nën-Shkodrës vijon të jetë e përmbytur.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se niveli i ujit në zonat e përmbytura ka rënë me 10 cm.

“Ka pasur më një ulje me 10 cm të nivelit të ujit, por sërish tokat janë të përmbytura”, u shpreh ai.

Gjerga tha më tej se niveli i ujit ka rënë me 10 cm edhe në lumin Buna.

Sipas tij të vetmet zona problematike janë Oboti dhe zona e Surrelit, ku rrugët janë të bllokuara dhe banorët janë të izoluar.

“Edhe lumi Buna ka një rënie me 10 cm. Të vetmet zona problematike janë zonat e izoluara, siç është Oboti, ku rruga është e pakalueshme për mjetet ulëta. Dhe në Njësinë Administrative të Dajçit, në zonën e Surrelit është bllokuar rruga që të çon në drejtim të Daragjatit”,  tha ai.

Në përditësimin e fundit nga Bashkia, rezulton se ashtu si dje, 1910 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, nga të cilat 960 Ha janë vetëm në njësinë Administrative Ana e Malit.

Lexoni gjithashtu:

2600 hektarë tokë nën ujë në Torovicë të Lezhës, evakuuohen 30 familje

Ish-ministri i Bujqësisë tregon mënyrat e mundshme të parandalimit të përmbytjeve në Shqipëri


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER