Mungesa e krahut të punës, prodhuesit e ullirit në Sarandë ankohen se nuk gjejnë punëtorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prodhimi i ullirit këtë sezon njohu një ndër vitet e tij më pozitive.

Kultivuesit patën një prodhim në kufijtë e maksimales, duke shënuar rekordin më të mirë në dekadën e fundit. 

Por, prodhimi i bollshëm, nxori në pah një tjetër problematikë për të gjithë fermerët, mungesën e krahut të punës.

Largimi i të rinjve në qytetet që kultivohet ulliri ka sjellë plakje të popullsisë, si dhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Ne kërkojmë punëtorë. Ne jemi plakur fëmijët na kanë ikur”, u shpreh një banor.

“S’ka punëtorë që të shkundë ullirin, i shkundim ne si pleq, ku kemi ne fuqi. Ç’të bëjmë, nga halli e kemi”, tha një tjetër.

“Shumë vështirë të gjesh punëtorë sepse nuk ka të rinj, kanë mbetur vetëm shokët tanë”, tha një tjetër i moshuar.

Përveç mungesës së punëtorëve, prodhuesit përballen dhe me mungesën e tregut.

“Sot që flasim unë në shtëpi mund të kem 13 kuintalë vaj të grumbulluar. E shesim me miq me shok por këtë vit kemi prodhim të shtuar”, u shpreh një tjetër prodhues ulliri.

“Unë të paktën kam kërkuar punëtorë që në nëntor dhe nuk kam gjetur së nuk ka të rinj ikin jashtë”, tha një tjetër.

 Problematikat e prodhuesve pranohen edhe nga pushteti vendor.

“Faktikisht është e vështirë në kohën e sezonit të gjesh punëtorë. Ata vënë punojnë jashtë shtetit dhe nuk e marrin në konsideratë që këtu janë hapur shumë vende pune. Në këtë fshat që jemi në fshatin Rusan, në kohën e sezonit duhen deri në 100 punëtorë në ditë, vetëm në sektorin e ullirit pa marrë në konsideratë agrumet e tjera”, tha një tjetër.

Në vitin 1912, Shqipëria ka kultivuar 8.1 milionë rrënjë ulli, përfshirë trojet e tjera shqiptare, ndërsa në vitin 2020, ullishtaria arrin rreth 13 milionë.

Por, rritja e prodhimit nuk është në proporcion me infrastrukturën dhe të rinjtë, nuk e shohin si një arsye më shumë për të qëndruar në vendin e tyre.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER