Renea, kontrolle të befasishme në zonën e Niklës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej mbrëmjes të së enjtes e deri mëngjesin e sotëm, ende vijojnë kontrolle nga reparti Renea në zonën e Niklës.

Burime të sigurta nga Policia e Shtetit thanë për Euronews Albania se kontrollet po vijojnë dhe në fokusin kryesor janë grupi i Niklës dhe pasuritë e tyre.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.

Nuk është hera e parë që Renea ushtron kontrolle të rrepta në Nikël.

Etiketimet

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon ndryshimit të statutit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Mot me vranësira gjatë javës, në veri s’do mungojnë reshjet e shiut

Gjatë gjithë ditës së sotme do të kemi prezencë të vranësirave në zonat veriore dhe zonat qendrore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER