Dëme nga vërshimi i ujit, shkatërrohen ura dhe dëmtohen rrugë në zonat rurale 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vala e motit të keq që përfshiu vendin, me shira të rrëmbyeshëm dhe temperature të ulëta, ka shkaktuar dëme të shumta, kryesisht në infrastrukturë. Në bashkinë e Finiqit, si pasojë e reshjeve të fundit, është rrëzuar një prej këmbëve të Urë dhe Kanalit vaditës

Në ultësirën e Shkodrës situata vazhdon të jetë e rënduar, ku aktualisht nën pushtetin e ujërave janë 1450 hektarë, kryesisht në zonën e Dajçit, Ana e Malit, Velipojë.

Situata është duke u monitoruar nga forcat e ushtrisë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë banorëve me mjete për të lëvizur.

Reshjet e vrullshme të shirave kanë sjellë edhe vërshimin e lumit Erzen, i cili duke dalë nga shtrati ka përmbytur dhe ka sjellë dëme të shumta në rrugët e Sukthit.

Banorët të gjendur të papërgatitur për një situatë të tillë, kanë pësuar dëme të shumta, kryesisht në dyqanet buzë rrugës. Një tjetër lumë që ka shkaktuar dëme të shumta është Vjosa, që sërish ka përmbytur tregun e gjësë së gjallë në Mifol si dhe sipërfaqe të mëdha tokë të mbjellë.

Gjatë gjithë ditës, niveli i ujit ka qenë 6.65 metër mbi nivelin e detit. Po në qarkun e Vlorës është shembur edhe ura që u ndërtua në Drashovicë, ku bashkë me këmbët e urës, uji ka marrë edhe tubat e ujësjellësit që kalojnë poshtë saj.

Aktualisht, Drashovica është pa ujë të pijshëm. Gjatë orëve të para të mëngjes, forca e madhe e dallgëve ka nxjerrë në breg të fshatit Delisuf edhe një gomone të braktisur rreth 9 metër, e cila dyshohet të jetë përdorur për trafiqe.

Gjatë ditës së djeshme ka vazhduar sërish puna për zhbllokimin e rrugës që lidh fshatin Bashaj me Vërmikun, ku forcat xheniere janë duke vepruar prej dy ditësh.

Ndërkohë që raportohet se edhe në fshatin Zhulat të Gjirokastrës erozioni ka gërryer një pjesë të mirë rrugës.

Temperaturat e ulëta, kanë sjellë vështirësi edhe në zonat e thella malore, ku prej disa ditësh në Lëpushë mungon energjia elektrike, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Etiketimet

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

TË FUNDIT

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER