Pasojat e COVID-19 në papunësi, sondazhi i MRB: Shqetësimi kryesor për 61 për qind të shqiptarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi ynë aktualisht, sipas sondazhit të MRB në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, janë emigracioni, korrupsioni dhe papunësia.

Në perceptim, kjo e fundit përcillet si shqetësimi kryesor nga qytetarët, pjesa më e madhe e të cilëve humbën përkohësisht ose përgjithmonë vendin e punës për shkak të krizës së bizneseve nga pandemia COVID-19.

Në përgjigje të një prej pyetjeve të sondazhit, janë 61 për qind e shqiptarëve që konsiderojnë papunësinë problem serioz dhe po të njëjtët individë ndajnë mendimin se situata ekonomike e vendit është disi keq ose keq.

Sondazhi i publikuar në emisionin ‘Barometri Politik’ në Euronews Albania, shkon në linjë edhe me publikimet e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, se në periudhën kulmore të krizës së pandemisë mars-qershor u mbyllën 50 mijë vende pune, sikundër edhe me ato të Bankës Botërore për zgjerimin e rrethit të familjeve që do të zhyten në varfëri.

Ndërkohë, të dhëna të reja për papunësinë pritet të publikohen për herë të parë këtë të premte nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, i cili ndër të tjera do të analizojë me shifra se çfarë ka ndodhur në rajonin tonë me bizneset, cilët sektorë u prekën më shumë dhe sa të papunë ka.

Ndër të tjera organizata e drejtuar nga Majlinda Bregu do të prezantojë edhe një raport të hollësishëm për krizën ekonomike dhe mundësitë për daljen nga kjo krizë.

 

Lexoni gjithashtu:

Papunësia, korrupsioni dhe emigracioni – shqetësimet kryesore të shqiptarëve


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER