170 hektarë tokë nën ujë në Sukth, evakuohen 3 familje, rreth 200 të tjera të rrezikuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Njësisë Administrative të Sukthit

Mëngjesin e sotëm, gazetarja Dorina Halili raportoi se në këtë njësi administrative janë 170 hektarë tokë nën ujë.

Ndërkohë 200 familje janë të rrezikuara, pasi uji ka arritur në katet e para të banesave të tyre.

Deri më tani janë evakuuar 3 familje, të cilat aktualisht ndodhen në Shtëpinë e Pushimit në Durrës.

Sakaq, një pjesë rrugës për në Sukth është e mbuluar nga uji dhe kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor, pasi niveli i ujit është mbi 30 cm.

Përmbytjet në këtë zonë i shkaktoi dalja nga shtrati e lumit Erzen, pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Lexoni gjithashtu:

Dëme nga vërshimi i ujit, shkatërrohen ura dhe dëmtohen rrugë në zonat rurale


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend, të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER