Pandemia bllokoi lëvizjet, 3.7 milionë të huaj më pak 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Viti 2020 shënoi një nga krizat më të mëdha të 30 viteve të fundit.

Izolimi nga pandemia dhe kufizimet në pikat kufitare bënë që numri i të huajve që erdhën në Shqipëri të binte me 58.5 %, krahasuar me 2019-n.

Mbyllja e kufijve dhe situata globale e krijuar nga përhapja e COVID-19, krijuan kufizime në qarkullim, jo vetëm për arsye turistike, por edhe për çështje pune e shëndeti.

Një pasqyrë e plotë e prurjes së shtetasve të huaj që erdhën në Shqipëri në vitin 2020 jepet nga Instituti i Statistikave, ku del se numri i tyre ishte 2.657.000. Në krahasim me vitin 2019, ky numër ra me 58.5 për qind. Si rrjedhojë e kufizimeve, në vend hynë 3.7 milionë shtetas të huaj më pak.

Të dhënat për lëvizjen e shtetasve tregojnë se rënia më e ulët ishte nga Kosova kjo edhe për shkak të rënies dakord mes dy shteteve për të mos ndalur qarkullimin e lirë në sezonin turistik.

Turistët e Kosovës kanë mbajtur peshën kryesore në turizëm në vend në vitin e pandemisë. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në 2020-n përbënin 52% të totalit, nga 35% që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm, kur në vend filluan të vinin turistë nga pothuajse, e gjithë Europa.

Gjatë vitit 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 38,6 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,3 %, krahasuar me vitin 2019.

Pandemia ka kufizuar lëvizjet te shtetet afër kufirit. Në vend të dytë ishin shtetasit nga Maqedonia, me 14% të totalit.

Në shifrat e publikuara Instat pasqyron edhe lëvizjet në dhjetor, ku rënia ishte 50 për qind.  

 

Lexoni gjithashtu: 

Pandemia rrit papunësinë, kufizimet mbi bizneset dhe jetën publike shkatërruan punësimin

 


Etiketimet

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

S’dihet nëse Omicron do shënojë fundin e pandemisë, thotë Anthony Fauci

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Anthony Fauci thekson se është shumë herët për të konfirmuar nëse varianti Omicron do të shënojë fundin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER