Korrupsioni në spital, prokuroria lëshon urdhër-ndalime edhe për tre infermiere dhe një sanitare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria dyshon se rasti i korrupsionit në spitalin Shefqet Ndroqi, denoncuar në media pak javë më parë, nuk është i izoluar, ndaj ka lëshuar katër urdhra ndalimi të tjerë.

Euronews Albania mësoi nga burime të saj se autoritetet arrestuan tre infermiere dhe një sanitare, të cilat dyshohet të kenë pasur lidhje me Tire Alldervishajn, e cila qe denoncuar për zhvatjen e 8 milionë lekëve familjares së një pacienteje me COVID-19 në muajin dhjetor.

Më vonë gjatë së hënës, prokuroria njoftoi se, nga Policia gjyqsore u krye ndalimi i:

  • M.B – 52 vjeçe, infermiere;
  • Sh.K – 61 vjeçe, infermiere;
  • S.Ç – 28 vjeçe, infermiere;
  • R.H – 57 vjeçe, sanitare;

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se autoritetet po hetojnë “për skemë mashtrimi” dhe se mbetet për t’u parë nëse katër punonjëset e tjera të spitalit “Shefqet Ndroqi’ do të bashkëpunojnë me prokurorinë.

Rasti korruptiv në fjalë ka të bëjë me një denoncim të muajit dhjetor ku një vajzë 30-vjeçare ngriti shqetësimin se sanitarja Alldervishaj, e cila i ishte prezantuar si infermiere, i kishte marrë asaj shuma të ndryshme parash.

Pas denoncimit në media, më 13 janar policia arrestoi sanitaren, ndërsa prokuroria nisi hetimet e thelluara.

Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur në të paktën dy raste këtë hulumtim gazetaresk duke kërkuar që mediat të ndihmojnë autoritetet në luftën ndaj korrupsionit. Ditën e sotme Rama i kërkoi gjithashtu mediave që të ndihmonin në rritjen e besimit të qytetarëve në shërbimin spitalor.

Lexoni gjithashtu:

Qeveria u kërkon ndihmë mediave për të shtuar besimin e qytetarëve te sistemi spitalor

U denoncua për korrupsion, arrestohet sanitarja e spitalit që hiqej si infermiere

Arrestimi i sanitares, prokuroria nis hetim të thelluar nëse ka skemë përfitimi

I mori 8 mln lekë familjarëve të pacientes me COVID, sanitarja kërkon të dalë nga qelia



Etiketimet

Silva Caka: Në këtë fushatë nuk ka nevojë për frymë, qytetarët janë të lodhur nga qeverisja e Ramës

Silva Caka, kandidate për deputete e LSI-së foli në studion e Euronews Albania në lidhje me ecurinë e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Znj....

Mbi 200 të vdekur në 5 ditë, mjeku në RMV: Ka fluks të madh pacientësh, personeli i lodhur

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të tretë të pandemisë COVID-19, pasi prej më shumë se 20 ditësh, rastet e infektimeve e kalojnë shifrën 1000, ndërsa...

Çështja e pagave të kontrollorëve të “Albcontrol” përfundon në gjykatë

Kontrollorët e “Albcontrol” ishin ankuar në gjykatë që në muajin gusht për uljen e pagave. Për këtë, Gjykata Civile e Tiranës kaloi çështjen për...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER