Kuvendi miraton zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit deri në vitin 2040

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Koncesioni i aeroportit ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza” do të zgjasë deri në vitin 2040. Kontrata e re, e miratuar me 90 vota në Kuvend seancën e sotme, sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku do të sjellë uljen e çmimit të biletave dhe zgjerimin e kapaciteteve për fluturime transoqeanike falë investimeve që do të bëjë kompania “Kastrati”.

Zgjatjen e koncesionit për aeroportin e Rinasit me 13 vjet të tjera, deri në vitin 2040 e cilësoi si një hap që i përgjigjet investimit që do të bëjë kompania, e cila e mori nën kontroll asetet e kompanisë së shkuar pak kohë më parë. Duke folur në Parlament, Balluku u shpreh se investimi prej 99.3 milionë euro që do të bëjë kompania në aeroportin “Nënë Tereza” do të krijoj mundësinë që të rritet standardi i shërbimit, por gjithashtu edhe ulja e avionëve transoqeanik falë zgjatimit të pistës.

“Në kontratën e re në mënyrë të detajuar janë shënuar të gjitha investimet, por me shifra të vërteta dhe me analizë financiare, pse dhe kur do realizohen. Shifra për investimet që do të kryhen dhe që janë të detyrueshme, të sanksionuara në kontratë, sot arrin rreth 99 milionë euro dhe kohët kur këto investime do të kryhen janë gjithashtu të sanksionuara në kontratë, duke mos i dhënë më mundësi koncesionarit që të interpretojë apo të shtyjë në kohë dhe në afate këto investime mjaft të dobishme për të gjithë qytetarë shqiptarë,” – u shpreh Balluku.

Ndër të tjera, ministrja deklaroi se kontrata e re e koncesionarit për aeroportin do të mundësojë uljen e çmimit të biletave. Sakaq, ajo shtoi se në rast se bota do të çlirohet nga pandemia e COVID këtë verë, shpresat janë që të rriten edhe flukset e fluturimeve.

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER