Korrupsioni te ”Shefqet Ndroqi”, lihen në burg tre infermieret dhe sanitarja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 45 ditë për tre infermieret dhe sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ato u arrestuan dy ditë më parë si të përfshira në çështjen “Tire Alldervishaj”, e cila u merrte para familjarëve të pacientëve të prekur me Covid-19. Avokatët mbrojtës fillimisht kërkuan lehtësime të masave të sigurisë së të ndaluarave dhe kanë vënë në diskutim hetimet e prokurorisë.

Për infermieret M.B (52 vjeçe) dhe Sh.K (61 vjeçe), avokatët kërkuan lirim nga burgu dhe kalimi në “arrest shtëpie” me arsyet se kanë familjarë të sëmurë dhe nuk përbëjnë rrezik “për prishjen e provave”, por kjo kërkesë nuk u pranua nga ana e gjykatës.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, u shpreh se në momentin e arrestimit të sanitares Tire Alldervishaj në janar, infermieret dhe sanitarja tjetër R.H (57 vjeçe) kanë fshirë bisedat me të nga aplikacionet e komunikimit, ndërsa këto të fundit mohuan të kenë pasur kontakte direkte me pacienten që humbi jetën, vajzës së të cilës Tire Alldervishaj i kishte marrë shuma të ndryshme parash.

Infermierja R.H (57 vjeçe) tha e revoltuar se nuk kishte lidhje me sanitaren Alldervishaj dhe se në 37 vite punë ka shërbyer “me ndershmëri” dhe “nuk ka marrë asnjëherë para”.

Përfaqësuesja ligjore e infermieres S.Ç (28 vjeçe), Antoneta Sevdari, pasi e konsideroi ndalimin të paligjshëm dhe pasi kërkoi lehtësim i masës së sigurisë tha se e konsideronte të pa-argumentuar kufizimin e hetimeve të prokurorisë vetëm te sanitaret dhe infermieret, duke qenë se për trajtimin e pacientëve vendosin mjekët.

Çështja e korrupsionit të punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku mjekohen të sëmurët me COVID-19, është bërë e dhe më e gjerë pasi ka dyshime për një skemë mashtrimi dhe zhvatjeje të familjarëve të pacientëve.

Lexoni gjithashtu:

Qeveria u kërkon ndihmë mediave për të shtuar besimin e qytetarëve te sistemi spitalor

U denoncua për korrupsion, arrestohet sanitarja e spitalit që hiqej si infermiere

Arrestimi i sanitares, prokuroria nis hetim të thelluar nëse ka skemë përfitimi

Korrupsioni në spital, prokuroria lëshon urdhër-ndalime edhe për tre infermiere dhe një sanitare

Infermierja që akuzohet se i vodhi lekët pacientit me COVID, kalon në ”arrest shtëpie”



Etiketimet

Kryeministri Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu...

Raportohen probleme në centralin bërthamor në Iran

Një problem elektrik u raportua ditën e shtunë në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani inauguroi centrifugat e reja më të...

Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” çka paraprin natën e madhe të  eventit më të rëndësishme të kinematografisë...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER