Infermierja që akuzohet se i vodhi lekët pacientit me COVID, kalon në ”arrest shtëpie”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ronida Hysi, infermierja e Spitalit Infektiv, e arrestuar për vjedhjen e një shume parash prej 800 mijë lekësh është liruar nga Gjykata e Tiranës. 

Gazetari Merin Maçi raporton se togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e prokurores, Arta Marku për të ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për infermieren.

Shkak i ndryshimit të masës u bë fëmija 2-vjeç që ka infermierja Hysi. 

E reja, e cila punonte në spitalin Infektiv i njohur si COVID 1, u arrestua më 26 janar pasi akuzohet se i ka grabitur 800 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.

Në seancën e kaluar infermierja u shpreh se e ka kryer gjestin për shkak të gjendjes së saj të keqe ekonomike, pasi është divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e saj 2-vjeçar.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D, djali i  pacientit me inicialet K.C, 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin ku dhe ndërroi jetë.

Lexoni gjithashtu:

Gjykata e Tiranës lë në qeli infermieren e spitalit Infektiv



Etiketimet

Dymbëdhjetë viktima në Kosovë nga Covid-19

Kosova vijon të raportojë raste të larta të personave të prekur me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë 12...

Procesi i vaksinimit rrit entuziazmin e të moshuarve në Kosovë

Edhe këtë të diel, në Kosovë ka vazhduar procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi moshën 80-vjeç. Në ditën e katërt të vaksinimit të...

Protestë kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, banorët e fshatrave Thirrë dhe Fan përplasen me policinë

"Me hajna, nuk ka shtet". Me këtë thirrje ka filluar protesta e dhjetëra qytetarëve në zonën e Mirditës, duke kundërshtuar kështu ndërtimin e një...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER