Eksportet njohin rritje gjatë janarit, fasoneritë në krizë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tregtia e jashtme i është kthyer trendit pozitiv këtë fillimvit, pavarësisht kufizimeve që kanë ndërmarrë partnerët tanë tregtarë për shkak të pandemisë.

24 miliardë lekë është vlera e mallrave të tregtuara nga Shqipëria drejt vendeve të huaja, duke shënuar një rritje prej 3.1% krahasuar me janarin 2020, dhe me 2.8% në raport me dhjetorin e vitit të shkuar.

Edhe importet krahasuar me janarin e viti të kaluar janë rritur  me 8,4 %, duke arritur në vlerën 45 miliardë lekëve, ndërsa në raport me muajin dhjetor janë ulur me 26,0 %.

 Bazuar në këto të dhëna edhe deficiti tregtar është rritur ndjeshëm me 14.7%, ose e përkthyer në 22 miliardë lekë më shumë se në janarin e vitit të kaluar. Teksa të dhënat e tregtisë janë në përmirësim, vijon rënia në sektorin e fasonerisë.

INSTAT raporton se në janar u eksportuan 75.2 milionë euro, nga 78.9 milionë euro që u eksportuan në janar të 2020, duke pësuar një rënie prej 3.6 milionë eurosh. Por nga ana tjetër ka pasur rritje të importeve në këtë sektor.

Sa i takon eksporteve. rritja më e madhe është shënuar tek materialet e ndërtimit me 4.2%, ushqimi dhe pijet joalkoolike me 2.2% dhe makineritë dhe pjesët e këmbimit me rritje 1.3%.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER