‘Më falni se ju lodha’, mjekja tregon momentet e fundit të 17-vjeçarit që humbi jetën nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

24 orë pas ndarjes nga jeta të një 17-vjeçari nga COVID-19, shefja e reanimacionit të Sanatorimit tregon për Euronews Albania përpjekjet e mjekeve për ta shpëtuar. Mjekja Alma Cani tregon për rënien e madhe të moshës së të prekurve, duke aluduar për mutacionet e reja të virusit.

Alma Cani, shefja e reanimacionit në spitalin COVID-2 ka qenë deri në momentet e fundit me adoleshentin që humbi jetën si pasojë e COVID-19.

Ndarja nga jeta e 17-vjeçarit ka prekur stafin mjekësor, që pavarësisht përpjekjeve, nuk mundën ta mbanin në jetë. Pikëpyetjet më të mëdha ngrihen me moshën shumë të re, pasi nuk ishte në kategorinë e personave të rrezikuar.

“Djali erdhi në gjendje shumë të rëndë. Analizat treguan se kishte një prekje 100 % të mushkërive. Pavarësisht përpjekjeve, kushtet në të cilat ai ndodhej e bënë të pamundur mbijetesën”, tregon Alma Cani, shefe e reanimacionit në COVID-2.

Në një intervistë për Euronews Albania, shefja e reanimacionit në spitalin COVID-2, tha se i riu nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por ishte pak mbi peshë dhe kjo e ka ndihmuar sëmundjen të përparojë.

“Obeziteti në COVID është fatal, për më tepër në këtë ndryshim të strukturës së virusit”, tha mjekja.

Sipas saj, një tjetër faktor lidhet edhe me strukturën gjenetike.

“Ka ndodhur edhe diçka tjetër që duhet parë, struktura e gjenit. Po humbasin jetën edhe familje ku vdes babai, nëna, fëmijët”, u shpreh znj. Cani.

Mjekët ngrenë alarmin për një rritje të numri të rinjve të shtruar në spital.

Një rol në këtë realitet të ri mund të kenë edhe mutacionet e reja, që edhe se nuk pranohet zyrtarisht, me sa duket janë prezentë edhe Shqipëri.

“Spitali nuk ka vetëm mosha të treta, por po shtohet me mosha të reja. Tashmë i gjithë spitali është kthyer në një terapi intensive të madhe ku asistohen. Duhet të mos neglizhoni dhe ardhjen në kohën e duhur, pavarësisht moshës”, apelon mjekja.

Mjekët shpresojnë që të jetë vaksina ajo që do të sjellë dritën në fund të tunelit për të kaluar këtë situatë të vështirë.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER