Nënkalimi që shmang aksidentet, ARRSH nis punën për ndërtimin e veprës me vlerë 13.7 mln euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas 15 muajsh rreth-rrotullimi problematik i njohur si rreth-rrotulimi i TEG, do të jetë një rrugë dytësore, pasi fluksi i automjeteve që i drejtohen Elbasanit apo Tiranës, do të qarkullojë në një nënkalim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për zbatimin e projektit, vlera e të cilit shkon 1 miliard e 680 milionë ose e thënë ndryshe rreth 13.7 mln euro. Fillimisht punimet janë fokusuar në menaxhimin e trafikut duke vendosur sinjalistikën e nevojshme pasi janë reduktuar nga 3 në 2 korsitë ekzistuese, ndërsa drejtori i projekteve Erald Elezi ka shpjeguar për Euronews Albania detajet, si do të zgjidhet problemi i rreth-rrotullimit.

“Kemi pasur goxha shqetësim për fluksin e trafikut dhe numrin e madh të aksidenteve për shkak të zgjidhjes provizore si ajo aktualja përmes një rreth-rrotullimi.

Është hartuar projekti për ndërtimin e një nënkalimi, që do të thotë që fluksi më i madh drejt rrugës Tiranë-Elbasan të futet në nënkalim, në mënyrë që të jetë lëvizje e pandërprerë e trafikut”, u shpreh drejtori i projekteve në ARRSH, Erald Elezi.

Në fakt, fillimisht ARRSH parashikonte të ndërtonte mbikalim për të zgjidhur problemin në këtë aks, por pas studimit u vendos të ndërtohet nënkalim për shkak të kostos më të ulët por edhe për të ruajtur lartësinë e karrexhatës në harmoni në objektet përreth.


Etiketimet

Gjoba për gjyqin me Beketin, PD padit në SPAK Ramën dhe sekretarin e përgjithshëm Engjëll Agaçi

PD kallëzon në SPAK kryeministrin Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi pas humbjes në gjyqin në Arbitrazh me biznesmenin italian, Françesko...

Pasagjerët dy ditë të bllokuar në Aeroportin e Rinasit: Po na sorollasin

Ndalimi i punës nga kontrollorët në aeroportin "Nënë Tereza" shkaktoi pritje dhe radhë të qytetarëve që do të udhëtonin të mërkurën dhe të enjten jashtë vendit. Për t'u ardhur në...

Dyfishohen kërkesat e të rinjve për arsimin profesional në Vlorë

Arsimi profesional në Vlorë po kthehet tashmë në një nga zgjedhjet kryesore të të rinjve, të cilët e shohin fitimin e një zanati si...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER