Në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19, Albana Fico: Këto tri shenja e vërtetojnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha për Euronews Albania se të dhënat e javës së fundit që lidhen me qëndrueshmërinë e pozitivitetit të mostrës dhe fakti që transmetueshmëria është ulur, ishin indikatorë që e çuan Komitetin e Ekspertëve drejt vendimit për lënien në fuqi të masave ekzistuese anti-COVID.

Sipas saj situata mbetet delikate, por akoma është nën kontroll dhe e adresuar mirë.

E pyetur lidhur me mostrat e dërguara në laboratorin britanik për të vërtetuar nëse mutacione të virusit po qarkullojnë në vend, znj. Fico shpjegoi se procedura deri në daljen e përgjigjes është e gjatë, ndërsa shtoi se ndryshimet që janë vënë re në sjelljen e virusit gjatë javëve të fundit janë provë se në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19.

“E rëndësishme është të kuptojmë se ne kemi tre gjëra që i kuptojmë edhe pa përgjigjen e tyre: kemi pasur mostra të dyshuara, kemi një ndryshim në dinamikën moshore; është një tjetër element që s’e kemi parë me virusin e parë dhe së treti edhe sëmundshmëria ka ndryshuar fytyrë në disa persona. Kjo ngre më shumë dyshime për ekzistencën e tyre, por qëllimi është të ndërpritet zinxhiri i infeksionit”, tha znj. Fico.

Ajo apeloi që të vijohet me vigjilencë zbatimi i masave anti-COVID, pasi siç tha ende s’e kemi fituar betejën me virusin

“Virusit nuk kemi ç’i bëjmë në ndryshimet gjenetike që pëson, por duhet të zbatojmë masat”, tha znj. Fico.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER