Kreu i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion.
Dorëheqjen e tij të parevokueshme, Topi e dha një ditë pas koalicionit me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Në letrën e dorëheqjes, tashmë ish-kreu i FRD-së, nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin.
Salih Shehu, ish-funksionar i PD do të jetë përfaqësuesi i saj.