Atentat me silenciator, ekzekutohet në Tiranë 66-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 66-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në spital pasi u gjet i plagosur në krah të bulevardit Bajram Curri në Tiranë.

Viktima, i identifikuar si Behar Sofia, u gjet rreth orës 9:00 i shtrirë në trotuarin përballë Piramidës, i plagosur me dy plumba arme zjarri. Ai u dërgua menjëherë në spital, mirëpo nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë përpara futjes në sallën e operacionit.

Policia rrethoi vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, ndërkohë që nga kalimtarët e rastit thuhet se nuk është dëgjuar asnjë zhurmë, çka ka ngritur dyshimet për përdorimin e armëve me “silenciatorë”.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës rezidenciale ku banonte dhe kamerat publike të kryqëzimit të bulevardit Bajram Curri me bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sofia rezulton i skeduar më parë për trafik ndërkombëtar droge. Në vitin 1998 është arrestuar së bashku me persona të tjerë për llogari të autoriteteve turke,i akuzuar në trafik ndërkombëtar drogërash të forta, kryesisht heroine.

Ai dyshohet se është mbajtur në mbikëqyrje pasi në afërsi të vend-ngjarjes, në qendrën tregtare ETC, ka pasur edhe banesën.

Në të shkuarën ndaj tij ka pasur edhe atentate me eksplozivë bisneseve që ai dispononte. Ndërkaq bëhet me dije se viktima ka pasur tre identitete: Behar Seferi, Behar Sofia dhe Fatmir Sofia. 

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi tha se 66 -vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur ka ndodhur atentati, të paktën kështu bëhet me dije nga dyshimet paraprake të Policisë.

Ndërkohë që në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe ekspertë të kriminalistikës.

Merin Maçi bën me dije se në Drejtorinë Vendore Tiranë ka mbërritur dhe kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj së bashku me drejtorin e krimeve të rënda, Arben Dashin, ku po zhvillojnë dhe një takim me drejtuesit e këtij institucioni.

Sipas burimeve në takim po diskutohet edhe për ngjarjen e sotme të ekzekutimit të Behar Sofias.

Ndërkohë nga ana e bluve të kryeqytetit janë kryer disa shoqërime teksa në pyetje janë marrë dhe familjarët e viktimës.

gggggg

Lexoni gjithashtu: 

Bylykbashi nuk konsideron rivalë Topallin dhe Patozin, tregon arsyen pse opozita doli me dy lista

Masat kundër COVID-19, ashpërsim në Francë, lehtësim në Danimarkë e Zvicër

Piktura sekrete e Van Gogh e krijuar në 1887, vepra shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER