Tirana, beteja e fortë e zgjedhjeve, zbardhen e emrat e parë të kandidatëve të PS

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tirana ka pjesën e luanit në zgjedhjet e 25 prillit, ku parlamenti i detyrohet 36 deputetë. I vetëdijshëm për këtë, kryesocialisti Rama po bën llogaritë e fundit për të nxjerrë në fushë ekipin fitues të mandatit të tretë.

Në qarkun më të madh të vendit, Rama do të shpërblejë në vende të sigurta besnikët, si: Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Ervin Bushati, Arben Pëllumbi, Elona Gjebrea, Pandeli Majko, Eljo Hysko dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Veç deputetëve që do të rikonfirmohen në Tiranë, në këtë qark janë angazhuar dhe do të jenë në lista edhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku në njësinë 6 dhe ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj në njësinë 7, dy ministre që aktualisht nuk kanë mandat deputeti.

Prurjet drejt kryeqytetit vijojnë edhe me ministren e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, e cila nga qarku i Korçës do të kandidojë në zonën e Kamzës.

Por, lëvizjet e socialistëve vijojnë edhe brenda qarkut. Nga Kavaja ministri i besuar i financave, Arben Ahmetaj do të jetë në njësinë 4 së bashku me Sadri Abazin.

Mes emrave të rinj që do të jenë në listën e Tiranës janë edhe zv.ministri i infrastrukturës, Etjen Xhafaj në Kavajë, drejtori i ujësjellësit, Alqi Ballko në njësinë 1 dhe drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici në zonën e Kamzës.

Ulsi Manja pritet të kandidojë në njësinë 11, ndërsa Blerina Gjylameti në zonën e Yzberishtit në njësinë 14.

Fidel Ylli nga qarku i Durrësit pritet të jetë kandidatë në Vorë, ndërsa ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli pritet të kandidojë në zonën e Kodrës së Diellit.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është parë të jetë në fushatë në njësinë 10 përkrah kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në zonën e Dajtit është Xhemal Qefalia.

Por, në listën e kryeqytetit nuk do të mungojnë as disa prej opozitarëve që me votat e tyre  në parlament i janë gjendur gjithmonë pranë mazhorancës për të kaluar ligjet, si Reme Lala dhe Ylli Shehu.

Në 2013 kur socialistët formuan qeverinë, ministrat lëshuan mandatin e deputetit duke i liruar vendin kandidatëve të tjerë në listë për t’u ulur në karrigen e parlamentit. Mbetet për t’u parë nëse do të përdoret e njëjta taktikë, nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 25 prillit.


Etiketimet

Basha takim me fermerët e Cërrikut: 100 milionë euro subvencione për bujqësinë

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë dhe fermerë të Cerrikut. Gjatë takimit zoti Basha nënvizoi nevojën për ndryshim...

Balluku: Sot nisin fluturimet esenciale nga aeroporti i Rinasit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dha një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit pas situatës së krijuar nga kontrollorët e trafikut ajror. Ministrja sqaroi...

Strategjia e PD-së për mbrojtjen e votës, strukturë e posaçme për evidentimin e çdo rasti të shkeljes së ligjit

Përgatitjet për mbrojtjen e votave në 25 prill, Partia Demokratike i ka nisur shumë më herët. Në selinë blu, është ngritur tashmë një strukturë e...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER