Manastirliu thirrje qytetarëve: Respektoni masat anti-COVID, situata është delikate

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’u bërë një front përballë COVID19, gjatë takimit me mjekë dhe infermierë të Spitalit COVID 3, ku vlerësoi punën e tyre në betejën e gjatë me virusin e rrezikshëm.

“Ekipi i COVID3, dua t’ju falënderoj që po përballeni prej një viti me një situatë jo të lehtë, nuk është e lehtë që të përballosh këtë intensitet. Por është e rëndësishme që për asnjë moment nuk ka munguar shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se situata është delikate dhe u bëri apel qytetarëve për zbatimin e rregullave anti-COVID, për këputjen e zinxhirit të infeksionit.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor është i drejtuar në dhënien e shërbimeve këtyre pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet tona, qoftë në spitalin Infektiv, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në COVID 3, COVID 4 dhe spitalet rajonale që tashmë janë të hapura. Por ēshtë momenti për një thirrje për njerëzit: Sa më shumë të kujdesshëm, aq më pak raste në spitale, aq më pak fatalitete”, nënvizoi Manasirliu.

Duke folur për vaksinimin, Manastirliu tha se mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID janë vaksinuar me të dy dozat dhe po vijon me intensitet vaksinimi i stafeve mjekësore, duke u shtrirë nga sot edhe në Korçë.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh gjatë takimit me mjekët dhe infermierët, se me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave, procesi do të intensifikohet.

“Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash”, tha Manastirliu.

Lexoni gjithashtu:

Nis procesi i vaksinimit në Korçë, 150 mjekë dhe infermierë do të marrin dozën e parë



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER