Meta kërkon reflektim nga Kuvendi për zgjatjen e koncesionit të Rinasit: Reforma në Drejtësi s’është e suksesshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta u shpreh për Euronews Albania se shpreson që të ketë reflektim nga Kuvendi për ligjin për zgjatjen e koncesionit të aeroportit  “Nënë Tereza”, për të cilin tha se është anti-kushtetues. 

Teksa u pyet nga gazetari Renaldo Salinanji sesi do të veprojë nëse Kuvendi e kthen dekretin e tij, Meta theksoi se kreu i shtetit ka bërë punën e tij dhe se çdo shkelje është e dokumentuar.  

“Lidhur me këtë sjellje të Kuvendit që nuk reflekton ndaj kthimeve dhe argumenteve ndaj presidentit, unë bëj diturën time. Unë shpresoj që të ketë reflektim pavarësisht se gjasat janë të pakta”, tha ai.

“Jemi në prag bërje listash dhe u premton të gjithëve për të qenë nëpër lista duke ngritur kartonin dhe duke ulur kokën për çështje që rëndojnë interesin publik dhe atë të qytetarëve dhe taksapaguesve tanë. Për të gjitha çështjet këtu dokumentacioni është i qartë, paralajmërimet janë bërë në mënyrë ligjore, tepër të mirë-dokumentuara”, tha ai më tej. 

Kreu i shtetit nënvizoi se pas 25 prillit çdo të hetohet çdo shkelje. 

Ai e cilësoi Reformën në Drejtësi si jo të suksesshme. 

“Pa asnjë diskutim që nëse do të kishin pasur vërtet një Reformë në Drejtësi të suksesshme kurrë nuk do të kishin guxuar, ministrat, qeveria po edhe vetë Kuvendi, këto gjëra që kanë bërë. Megjithatë të jeni të sigurt që mbas 25 prillit çdo gjë do të ndiqet me rigorozitet të plotë. Çdo dëm që i është bërë interesit publik, çdo shkelje, prandaj ftova edhe forcat e tjera politike, që garojnë në zgjedhjet e ardhshme që ta lexojnë me vëmendje”, përfundoi kreu i shtetit.

Lexoni gjithashtu:

Kuvendi miraton zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit deri në vitin 2040



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER