Situata e pandemisë, Meta: Propozuam për shtimin e masave, por nuk janë bërë asnjëherë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidentit Ilir Meta deklaroi për Euronews Albania se ka kërkuar vazhdimisht nga autoritetet shtim të masave anticovid për të parandaluar pandeminë në vend.

I pyetur nga gazetari Euroneës Albania, Renaldo Salianji se nëse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën e krijuar nga pandemia, Meta tha se këtë këshill e ka mbledhur dhe e ka bërë detyrën e tij, por propozimet nuk janë marrë parasysh.

“Ju e dini përpjekjet vazhdimisht për të mbështetur çdo nismë që ka qenë në funksion të përballimit të pandemisë, por edhe të gjitha kërkesat duke u bazuar në situatën reale dhe në propozimet e ekspertëve për shumë masa apo për shumë investime që nuk janë bërë asnjëherë”.- u shpreh kreu i shtetit.

Presidenti i Republikës më herët ka bërë thirrje të vazhdueshme për ashpërsimin e masave antiCOVID nga ana e qeverisë, duke mos kursyer edhe akuzat ndaj Kryeministrit Rama se nuk po e menaxhon siç duhet situatën e pandemisë.

Gjithashtu edhe opozita thekson se duhen forcuar masat, pasi numri i vdekshmërisë dhe infektimeve nga Covid-19 përgjatë muajit shkurt ka qenë shumë i lartë.

Ndërkohë para disa ditësh Komisioni Teknik i Ekspertëve la në fuqi vendimin për të mos ndryshuar orarin policor, duke ndaluar qarkullimin e banorëve nga ora 20:00 deri më 06:00.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER