Tirana nuk pyet për COVID, qytetarët mbushin rrugët, parqet, baret e restorantet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tirana sot i ngjan një qyteti të zakonshëm, të pa-infektuar nga COVID-19.

Qytetarët kanë vërshuar që në orët e para të kësaj të shtune me diell duke mbushur rrugët, parqet, baret e restorantet, ndërsa vetëm maskat të kujtojnë se jemi në pandemi.

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk mori kufizime shtesë dhe kjo i ka bërë qytetarët të dalin e të shijojnë fundjavën, ndërsa masat duket se nuk respektohen.

Gazetarja Dorina Halili raportoi nga Parku i Liqenit të Tiranës se në terren ka qytetarë që nuk respektojnë masat apo i mbajnë në mënyrë të gabuar maskat, duke mos mbuluar hundën edhe gojën.

Ndërkohë gazetarja raportoi se në lokale nuk respektohet distanca sociale mes qytetarëve. 

Sipas saj, pritet mbledhja e Komitetit të Ekspertëve për masat e reja, por nuk ka një datë të saktë.

Lexoni gjithashtu:

Mbeten në fuqi masat e mëparshme anti-COVID, Komiteti Teknik i cilëson si efektive


Etiketimet

Shifrat të larta në RMV, 35 të vdekur nga Covid-19

Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të frikshme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë...

Porositën vrasje, i kalon SPAK dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Dosja hetimore për një vrasje të ndodhur në vitin 2012 në Elbasan i ka kaluar SPAK. Bëhet fjalë për vrasjen e Nezir Beqirit ,...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER