Debati për ligjin e OJF-ve, 110 organizata të shoqërisë civile kundërshtojnë nismën e qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ligji i ri për funksionimin e OJF-ve ka prodhuar debat mes Komisionit të Ligjeve në Kuvend dhe 110 organizatave të shoqërisë civile. Këto të fundit kanë kundërshtuar mënyrën se si është hartuar ligji dhe përmbajtjen e tij, duke konsideruar si cenues të lirisë së organizatave të shoqërisë civile.

Ariola Agolli, një nga hartueset e deklaratës së përbashkët të 110 organizatave të shoqërisë civile kundër përmbajtjes së këtij ligji, tha se kundërshtitë e tyre janë parimore dhe kanë të bëjnë me procedurat që janë ndjekur nga Parlamenti për hartimin e tij dhe disa aspekte që në realitet ligji do të shkaktonte bllokim të punës së organizatave të shoqërisë civile.

“Cenon të drejtën e organizimit dhe të drejtën e funksionimit të organizatave të shoqërisë civile. Dhe ka shumë gjëra të paqarta që lidhen me mënyrën sesi do të funksionojë sistemi i regjistrimit, por edhe çështje të tjera që lidhen me financimin e këtij regjistri, por duke shkuar edhe më tej, çështje që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale edhe çështje të tjera”, tha znj. Agolli.

Ajo paralajmëron probleme të mëdha në rast se ligji do të kalojë në Kuvend pa u ripunuar duke përfshirë rekomandimet e organizatave.

“Nëse projektligji miratohet në këtë mënyrë siç është apo me pak rregullime ose riformulime që nuk janë thelbësore, do të bëhet shumë e vështirë. Rreziku më i madh është që projektligji të hyjë në fuqi dhe ligji të jetë i pazbatueshëm. Kjo do të shkaktojë një konfuzitet shumë të madh në të gjithë procesin e regjistrimit të organizatave të shoqërisë civile në vend”, shpjegoi ajo.

Sakaq gjatë një seance dëgjimore me Komisionin e Ligjeve, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tregoi se me ligjin e ri do të krijohet një regjistër elektronik për OJF-të, i cili do jetë publik.

“Ky projektligj parashikon një procedurë më transparente në lidhje me aktivitetin e OJF-ve si dhe vendosë modernizimin e shërbimeve por edhe të databazës në drejtim të informacionit më të plotë për çdo organizatë jo fitimprurëse që kryen aktivitet  jofitimprurës në Republikën e Shqipërisë”, tha ministrja Gjonaj.

Ky ligj i ri për organizimin dhe funksionim e OJF-ve në Shqipëri vjen si pjesë e paketës me ndryshimet ligjore që qeverisë shqiptare i është kërkuar nga Moneyval, në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Etiketimet

Reciprociteti me targat, Meta: Palët të ulin tensionet e t’u përmbahen marrëveshjeve të arritura

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e...

‘Dita pa makina’ shkakton trafik të rënduar në mbi dhjetë rrugë kryesore të Tiranës

Organizimi i Bashkisë Tiranë sot për “Ditën pa makina” ka shkaktuar një situatë kaotike për më shumë se 10 rrugë kryesore të kryeqytetit. Bllokimi i...

Gjermanët vendosin më 26 shtator, Merkel në krah të Laschet, SPD në avantazh

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, kur pas 16 vitesh vendi do të ketë një kancelar të ri. Sondazhet e fundit...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER