Biznesi: Duam të vaksinohemi, shumë punonjës janë me risk të lartë infektimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Biznesi kërkon përfshirjen edhe të disa kategorive të punonjësve në listën e grupeve me rrezik, që të marrin vaksinën në mënyrë të përshpejtuar.

Në kushtet kur shumë sipërmarrje janë duke vuajtur kufizimet për shkak të pandemisë, dhomat e tregtisë dhe industrinë në Durrës, përmes një letre i është drejtuar komitetit teknik të ekspertëve, për të përfshirë në planin e vaksinimit edhe punëtorët e një serie sipërmarrjesh.

“Megjithëse punëdhënësit janë përpjekur në respektimin e masave anti covid, vaksinimi i punëmarrëvseve të këtyre bizneseve do të luajë një rol të rëndësishëm, nëse duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje dhe të kemi një rimëkëmbje të ekonomisë,” – shprehet kryetari i Dhomës së Tregtisë Durrës, Alban Isteri.

Bizneset që kërkojnë të përfshihen në planin e vaksinimit:

  • Sektori fason
  • Sektori farmaceutik
  • Shërbimet shëndetësore
  • Call Center
  • Punonjësit e supermarketeve
  • Sektori i transportit të udhëtarëve
  • Sektori i turizmit

Të kontaktuar nga Euronews Albania, drejtues të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës thanë se nuk kanë ende një komunikim me komitetin e ekspertëve.

Por ata këmbëngulin se mos-vaksinimi i punonjësve të shërbimit dhe veçanërisht në fushën e turizmit, mund të jetë një pengesë me shumë për këtë sektor, i cili edhe kështu është goditur rëndë për shkak të mungesës së vizitorëve.

Ndërsa anëtarë të komisionit të vaksinimit pohuan se kapacitet janë të për vaksinuar deri në 10 mijë persona në ditë, por nuk ka vaksina.

Mirea Rrakacolli, zëvendësministre e shëndetësisë, e pyetur nga Euronews Albania, tha se “qeveria shqiptare nuk ka përjashtuar vaksina për shkak të shtetit që i ka prodhuar, por për shkak se ato nuk janë certifikuar nga institucione apo organizatat që ofrojnë garanci për jetën e qytetarëve”.

Aktualisht procesi i vaksinimit është duke vazhduar me personelin mjekësor dhe të moshuarit mbi 90 vjeç.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER