Deputeti i PS-së, Besnik Baraj tërhiqet nga politika

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Besnik Baraj, deputet i Partisë Socialiste nuk do jetë kandidat në zgjedhjet e 25 prillit.

Dorëheqjen nga politika ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook ku theksoi se ishte koha që të integroheshin më shumë të rinj.

“Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet,” – u shpreh Baraj.

Ai falënderoi anëtarësinë e Partisë Socialiste si shkak për angazhimin e tij maksimal në politik.

Tashmë, ish-deputeti përfshiu në falënderimet e tij kolegët deputetë edhe nga radhët e opozitës, ku sipas tij nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesional.

Në fund të postimit të tij Baraj i uroi suksese PS-së duke ftuar votuesit që të bëjnë dallimin midis partive.

 

Lexoni gjithashtu: 

Luljeta Bozo pranon ftesën e Ramës si kandidate e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

Najada Çomo, kandidate për deputete e Partisë Socialiste


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER