Kandidati kundër tabuve, studenti që rikthehet nga Franca për të sfiduar partitë e mëdha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Lezhë, beteja politike e 25 prillit bëhet për 7 mandate. Ky qark vë përballë në një garë shumë të fortë të dyja krahët Partinë Socialiste dhe opozitën e bashkuar.

Por në këtë përballje të të mëdhenjve në mes është futur edhe një kandidat i pavarur. Ai është Iliaz Shehu, kandidat i pavarur në këto zgjedhje, por që përkrahet nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri. Shehu, tregoi për Euronews Albania se çfarë e shtyu që të rikthehej nga Franca dhe të fillonte angazhimin në Shqipëri dhe mbi të gjitha, që merrte përsipër që të futej në garën e 25 prillit.

“Është një lloj vendimi i dyfishtë që vjen nga një bashkësi qytetarësh dhe nga një subjekt politik siç është VV. Kjo lloj lëvizje që kemi bërë unë dhe VV është kreative dhe vjen në një formë komplet të re,” – u shpreh Shehu.

Iliaz Shehu është i vetëdijshëm për sfidën e vështirë që ka përballë, por thotë se gara e fortë me 3 partitë e mëdha e shtyn që punoj më shumë për marrë më të mirën.

“Po të nisemi nga shpresat, i takon që të pëfytyrojmë të ardhmen dhe nëse do e përfytyronim të ardhmen në raport me konjukturat politike, unë nuk do e kisha marrë përsipër këtë vendim. Mirëpo për faktin që unë nuk e përfytyroj kështu të ardhmen, une zgjedh të guxoj dhe të përfaqësoj një forcë të dyfishtë siç e thashë edhe në fillim nga qytetarët lëzhian dhe nga VV. Prandaj unë mik besoj se kategoritë e fitores apo humbjes, por besoj të forca, e cila është pozitive,” – tregon Shehu.

Kandidimi i shkikohet si një thyerje tabush në një qark si Lezha, por Iliaz Shehu thotë se nuk është futur në këtë garë për një rotacion të thjeshtë, por për të sjellë një frymë të re në politikë.

“Unë nuk dua të futem në logjikën e strategjive dhe rotacioneve të vjetra politike. Mendoj që bëj pjesë në një strategji totalisht të re. Kjo lëvizje e re është shumë ndryshe nga partitë. Mendoj se po bëjmë një thyerje të rendit të vjetër të përfaqësimit dhe po hapim një perspektivë të re. Ne mëshojmë më shumë pjesëmarrjes se sa përfaqësimit,” – shton Shehu.

Edhe premtimet ai nuk i ka të zakonta, siç bëhen përgjithësisht gjatë periudhave të fushatës.

“Unë nuk premtoj asgjë, pasi do duhej të përfytyroja të ardhmen dhe të bëja disa llogari konjukturale. Por unë nuk i bëj këto. Nuk jam i vetëm, por unë nisem nga forca që kam në dispozicion dhe e cila është një forcë që mbështetet nga të rinj në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë,” – vijon më tej kandidati për deputet.

Edhe fushatën Iliaz Shehu po e mbështet në mënyrat e reja të komunikimit, por pa lënë jashtë fokusit edhe takimet e përditshme me qytetarët. Mbështetjen kryesore e ndjen tek të rinjtë e Lezhës.

“Mediumi është direkt dhe indirekt, nëpërmjet rrjeteve sociale, takimeve personale dhe kështu me radhë. Mendoj se rinia është më e hapur karshi lëvizjeve, pasi është më e hapur ndaj lëvizje,” – thotë Shehu.

Lexoni gjithashtu:

Arkitekti që garon për deputet përballë PS, PD dhe LSI në Gjirokastër

Minatori nga Bulqiza Elton Debreshi që kërkon të bëhet deputet


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER