Najda Çomo dhe Luljeta Bozo në PS, Gjoni: Strategji e zgjuar e Ramës, do të ketë përfitime elektorale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pedagogia, Edlira Gjoni tha për Euronews Albania se lista e kandidatëve për deputet e Partisë Socialiste është më e mira e mundshme.

“Zoti Rama ndjek me vëmendje se cila është ajo pjesë e shoqërisë që motivon më shumë, që inspiron më shumë, që ndiqet më shumë, që ka më shumë influencë dhe ai ka kuptuar që influencerat nuk janë vetëm ato të botës së VIP-ave por janë dhe këto njerëz që ai i ka marrë nga fushat që kanë prekur më shumë,” – u shpreh ekspertja e komunikimit.

Sakaq fakti që këto figura siç janë drejtoresha e spitalit infektiv, Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo, sipas Gjonit janë emra kyç në përballimin e situatave si tërmeti dhe pandemia që kanë goditur vendin. Për pedagogen mospërfshirja e tyre në politikë nuk përbënte problem dhe nuk ishte diçka e re.

“Kjo ndjellja e gjithkujt jashtë politikës që se s’bën të politizohet dhe ta shikojë profesionin e tij dhe pozicionin publik si një mundësi për të qenë trampolinë rreth karrierës së tij politike është e frikshme,” – tha Gjoni.

Në gjykimin e saj do të ketë figura që do të frustrohen nga këto hyrje të reja por sidoqoftë sado ta shprehin mendimin e tyre nuk duhet harruar që Partia Socialiste është shumë e disiplinuar dhe mendimin kundër do të dijë ta sjellë në dobi të vet.

 

Lexoni gjithashtu:

Luljeta Bozo pranon ftesën e Ramës si kandidate e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

Najada Çomo, kandidate për deputete e Partisë Socialiste


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER