Vëllai i Admir Muratajt kallëzon penalisht prokurorin e SPAK, Eneid Nakuçi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas pothuajse dy vitesh nga grabitja e Rinasit, ku ka mbetu i vrarë Admir Murataj, vëllai i tij Can Murataj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, prokurorin e çështjes, Eneid Nakuçi.

Sipas vëllait të të ndjerit, prokurori Nakuçi nuk i ka dhënë informacion mbi vrasjen e të vëllait Admir gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në 9 Prill të vitit 2019.

Në padinë e siguruar nga gazetari Merin Maçi, Can Murataj kërkon që familjarët të dinë se cilët kanë qenë punonjësit e policisë që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit.

Ndërkohë ai kërkon detaje rreth përplasjes me armë zjarri dhe ngre shqetësimin se prej dy vitesh janë sekuestruar pasuritë e vëllait dhe ende nuk është përfunduar procesi gjyqësor.

“A janë respektuar dispozitat përkatëse të ligjit nr 72/2014 për përdorimin e armëve të zjarrit dhe akteve të tjera nënligjore nga anëtarë e grupit te FNSH të Policisë së Shtetit? Gjithashtu, po ky prokuror në mënyrë tinzare dhe të kundraligjshme mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive”, thuhet në padi.

Të akuzuar për këtë grabitje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

Ndërkohë në kërkim është edhe Talo Çela.

Lexoni gjithashtu:

Grabitja e Rinasit, Alkond Bengasi prish marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorinë

Të përfshirë në grabitjen e Rinasit, sekuestrohen pasuritë e Eldi dhe Klement Çalës


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER