Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi sot me banorët e njësinë nr.9 në Tiranë premtoi se nëse vjen në pushtet do ta kthejë administratën në funksion të qytetarëve.
Ai u zotua se për të gjithë bizneset që janë goditur nga pandemia, PD ka një plan për t’ju ardhur në ndihmë.
“Qeveria ime do e rrisë pensionin minimalit dyfishin rritjen e çmimit pra të inflacionit. Do vendosim fashën mbrojtëse për energjinë, çmimi do të ulet për 300 kë/h orëshin e parë”, u zotua Basha.
Ai përmendi edhe çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, për të cilën premtoi se godina e re do të ndërtohet atje ku ka qenë.
“Për teatrin ajo firmë që kam hedhur, asaj do t’i qëndroj. Teatri do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte”, përfundoi Basha.
Javët e fundit kryedemokrati është duke zhvilluar takime me qytetarët si dhe po shpalos programin e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Pak ditë më parë, Basha nënshkroi edhe marrëveshjen me LSI-së për koalicion paszgjedhor.
Lexoni gjithashtu:
Basha zotohet në Kombinat: Rindërtimi do të përshpejtohet, shtëpitë do të ndërtohen aty ku ishin