30 vjet duke pritur ujin, në Panaja, ku ujësjellësi kujtohet vetëm për të sjellë faturën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fshati Panaja mbetet një nga zonat më të harruara sa i takon investimeve, edhe pse vetëm 15 kilometër larg Vlorës. Mungesa e ujit të pijshëm është shqetësimi kryesor i banorëve. Uji vjen pak minuta dhe është i pakonsumueshëm.

Shumica e banorëve e blejnë ujin, disa të tjerë kanë mundur të hapin puse në shtëpi. Ndërkohë, Ujësjellësi nuk harron që muaj për muaj t’u sjellë faturën e ujit.

“Kemi vite pa ujë, edhe kur vjen pak është i pisët. Faturat i paguajmë rregullisht. Na premtojnë që do e zgjidhim po hiç”, thotë një banor i zonës.

“S’e mbaj mend sa vite kemi pa ujë, faturë e paguajmë çdo muaj 16 mijë lekë të vjetra, na quajnë të vetëpunësuar. Ku e shitëm ne prodhimin që të quhemi të vetëpunësuar? Detyrimet e shtetit i paguajmë, ku e kemi gjelbërimin, ndriçimin? Ujin e blejmë. Sa herë ka fushatë thonë do rregullohet rruga do biem ujë”, ankohet një banore tjetër.

Kryeplaku i zonës, Jaho Alliu pranon se problematika është e mbartur në vite, por premtimet për projekte që do të zgjidhin situatën, duken të parealizueshme.

“Prej një viti ka dalë fondi që të bëhet ujësjellësi i ri në Novoselë që do të zgjidhë edhe problemin e Panajasë. Kemi mangësi edhe në infrastrukturë, na është thënë nga bashkia që do të ketë investime vitin tjetër”, thotë kryeplaku i zonës.

Në bashkinë e Vlorës drejtori i Urbanistikës, Jurgen Colaku konfirmon ekzistencën e një projekti, që do të zgjidhë çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm për Panajanë, por për një sërë fshatrash.

“Kemi një projekt në faze shqyrtimi mbasi është miratuar fondi prej 900 milionë lekësh të reja nga qeveria shqiptare, i cili do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me  ujë të pijshëm jo vetëm për Panajanë, por edhe për 12 fshatra të zonës së Novoselës.

Aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të vlerësimit të ofertave dhe besoj në fund të javës shpallim fituesin e tenderit, ndërsa presim edhe lejen infrastrukturore e cila është në fazën përfundimtare dhe do të nisë zbatimi”, shprehet drejtori i Urbanistikës.

Prej 30 vitesh banorëve u është premtuar për ujësjellës i cili sipas bashkisë do të nisë së shpejti, ndërkohë, fshati ka mungesë të theksuar investimesh edhe në infrastrukturën rrugore.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER