Basha takim me studentët: Do të vendosim një ligj të ri të përmasave evropiane për arsimin e lartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë dhe përfaqësues të “Europian Democrat Studens” tha se me ardhjen në pushtet do të shfuqizojë ligjin për arsimin e lartë dhe do të vendosë një ligj të ri sipas parimeve evropiane.

“Akti i parë në programi tonë, pas zgjedhjeve të 25 prillit është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligji i ri i përmasave dhe parimeve Evropiane, i hartuar në ekspertizën në të mirë, të eksperteve, të pedagogeve dhe në dialog me ju dhe me ndihmën e shoqatave të studentëve”, – u shpreh z. Basha.

Kryedemokrati Basha theksoi se do të bëjë të mundur autonominë universitare, rolin e studentit, si dhe do t’i kthejë universitetet në qendra përgatitje për brezat e së ardhmes. Z. Basha tha se 8 vite kemi mbetur në vend pa zhvilluar teknologjinë e informacioni dhe se kjo nuk është Shqipëria që duam.

Më tej ai vijoi se mundësitë e Shqipërisë janë shumë më të mëdha, por këto mundësi janë marrë peng dhe po shpërdorohen nga një kryeministër që mendon vetëm për veten e tij.

Z.Basha tha se një nga hapat kryesore të demokratëve në qeverisje, për të ndaluar largimin e rinisë nga Shqipëria do të bëhet nëpërmjet punësimit të tyre me paga dinjitoze. 


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER