Aksident i trefishtë në Rrogozhinë, humb jetën oficeri i burgut të Peqinit dhe një çift bashkëshortësh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Sipas të dhënave paraprake aksidenti ku u përfshinë tre mjete ka ndodhur nga një parakalim i gabuar.

Nga përplasja e fortë fillimisht humbi jetën në vendin e ngjarjes shoferi Tonin Mëhilli, 54 vjeç, oficer burgjesh, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60 vjeçe.

Në gjendje të rëndë në spital ndodhej bashkëshorti i saj, Muharrem Koni, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak më parë. Gjithashtu, një fëmijë 10 vjeç është në gjendje të rëndë.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Audi’, shoferi i të cilit shtetasi Endrit Lila është shoqëruar në polici.

Dy ditë më parë tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Kodër-Kashar, në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së enjtes ku Zija Murati, 29 vjeç duke drejtuar mjetin, me targë rumune, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje 2 vëllezërit, Ismail Sulaj 66 vjeç dhe Belul Sulaj, 63 vjeç, kushërinj të shoferit. 


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER