Prej vitesh nuk marrin detyrimet e prapambetura, personat me aftësi të kufizuar hedhin në gjyq Bashkinë e Korçës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Personat me aftësi të kufizuar në Korçë kanë hedhur në gjyq Bashkinë e këtij qyteti, pasi prej disa vitesh ata akuzojnë këtë institucion se nuk u ka dhënë disa nga detyrimet e prapambetura.

“Që në 2005, ja ku është ta shohin dhe kamerat, ta shikojë dhe kryeministri i vendit. Nuk jepen paratë e invaliditetit, unë sot jam këtu, personin e kam lënë të sëmurë, është me kriza. Qeveria mban lekët këtyre invalidëve. Të ketë turp kryeministri i vendit dhe të tjerët bashkë mbas atij “- u shpreh qytetari.

” Kemi që në 2005 që kemi bërë kërkesa për paratë e prapambetura dhe po na vërtitin, kemi vajtur dhe në Tiranë shumë herë. Jemi të sëmurë, le që na i japin me vonesë ne të verbërve njëherë, nuk na i japin më datën 20 por me 25 ose 30-të. Të prapambeturat pse nuk na i japin? Pse na sorrollisin? ” tha për Euronews Albania banorja.

Sinan Tafaj, avokati i këtij grupimi akuzon se bashkia e Korçës me dashje bën këtë veprim, duke ndikuar negativisht në mbi 200 persona. 

“Në Korçë në këtë proces janë 200 vetë. Në nivel kombëtar janë 100 000 njerëz që u takon kjo e drejtë. Gjykata administrative do te mbajë një qëndrim natyrisht, por refuzimi i bashkisë për të dhënë dokumentacionin përbën një vepër penale, një shpërdorim detyrë”- tha avokati.

Avokat Tafaj theksoi se do të bëjë kallëzim penal sepse bashkia e Korçës dhe bashki të tjera në gjithë territorin e vendit u bëjnë presion njerëzve, që të mos shkojnë të kërkojnë paratë e prapambetura pasi do tu heqin statusin.

Bashkia Korçë e kontaktuar nga Euronews Albania pranon se ka patur një parregullsi me pagat e personave me aftësi të kufizuara në vitet 2005-2008, por sipas Bashkisë kjo nuk është kompetencë e tyre. Megjithatë Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Korçë i ka kërkuar bashkisë së qytetit që t’i vendos në gatishmëri të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që padia kërkon.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER