Foto | Dhjetëra këpucë të kuqe mbushin bulevardin e Durrësit në homazh të grave të vrara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në qytetin e Durrësit disa dhjetëra këpucë të kuqe mbushën shkallët e bulevardit kryesor në shenjë tributi për gratë që kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje.

Nisma e ndërmarrë në Ditën Ndërkombëtare të Grave, 8 Mars, është organizuar nga teatri “Aleksandër Moisiu” dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat e grave në Shqipëri.

Dhuna dhe krimet seksuale ndaj grave mbeten një plagë e shoqërisë shqiptare sipas raporteve të aktivistëve të shoqërisë civile në vend, me dhjetëra raste të raportuara çdo vit.

Tragjeditë familjare të përfunduara në vrasje të grave nga bashkëshortët apo familjarët e tyre meshkuj janë raportuar gjerësisht në media në vitet e fundit, ku shkaqet variojnë nga ato ekonomike, tek xhelozia mes bashkëshortëve dhe problematika të tjera sociale.

Pandemia vështirësoi edhe më shumë këtë situatë, duke qenë se kriza shëndetësore globale u shoqërua edhe me humbje të vendeve të punës, izolim në shtëpi me bashkëshortët dhunues dhe vështirësi të mëdha ekonomike.

Në Shqipëri, Linjat për Ndihmën ndaj Grave raportuan shtim të telefonatave të grave që kërkuan ndihmë për rastet e dhunës në familje, ndërsa shifrat e larta u reflektuan edhe në rastet e trajtuara nga Policia e Shtetit.

 




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER