‘Agjencia për Mediat’ synon të kontrollojë informacionin, shpjegon eksperti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i komunikimit, Erlis Çela, thotë se “Agjencia për Mediat” që ka vendosur të ngre Kryeministri Edi Rama, ka si funksion kryesor kontrollin e informacionit.

Duke komentuar për Euronews Albania këtë çështje, Çela tha se qeveria e Ramës nuk e ka respektuar të drejtën për informim dhe shpesh herë ka penguar punën e gazetarëve. Për këtë ai tha se ngritja e një Agjencie sikurse është përshkruar nga qeveria, “do mund ta kufizojë më tej këtë të drejtë informimi”.

“Një agjenci e tillë do sjellë kontroll më të lartë të informacionit, do ulë transparencën dhe është hap i gabuar për lirinë e informacionit dhe lirinë e medias,” – vijoi Çela.

Mëngjesin e sotëm, për Euronews Albania, deputeti Besian Ajazi, tha se “përmes Agjencisë qeveria do kontrollojë në kuptimin pozitiv të gjithë informacionin nga ministritë”.

Por ky qëndrim u komentua me shqetësim nga eksperti Çela.

“Qeveria nuk mund të bëjë vlerësimin se çfarë informacione i duhen apo nuk i duhen publikut, në momentin që hyn në vlerësime të tilla, do të thotë që ka kontroll për informacionin,” – tha eksperti Çela.

Eksperti e konsideroi të papranueshëm këtë strukturë për një vend si Shqipëria që aspiron të integrohet në BE. Ai tha se Agjencia do t’ua vështirësojë punën gazetarëve pasi do t’u ulë cilësinë e informimit.

Qeveria vendosi në fundjavë ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim me funksion kryesor “informimin e publikut mbi aktivitetet e gjithë qeverisë”.

Agjencia do të koordinojë aktivitetin e zyrave të shtypit të ministrive dhe raportet e tyre me median. Ajo mund të vëzhgojë mediat dhe rrjetet sociale si dhe mund të përpilojë sondazhe për çështje me interes publik.

Në krye të Agjencisë parashikohet të vendoset zëdhënësi i qeverisë, statusi i të cilit sipas VKM-së, “barazohet me atë të një ministri të Shtetit”.

Për të komunikuar direkt me publikun qeveria ka shfrytëzuar deri më sot kanalin personal të Kryeministrit në Facebook, ERTV, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe Radio-Televizionin publik.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER