Shpërthim me tritol në makinën e prokurorit Arjan Muça, fotot ekskluzive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një automjet, i cili ishte i parkuar pranë një qendre tregtare ka shpërthyer mbrëmjen e të enjtejes në zonën e quajtur “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Burime nga vendngjarja pohojnë se sasia e eksplozivit është vënë në pjesën e përparme të automjetit tip “Benz”, i cili është në pronësi të prokurorit, Arjan Muça, i cili aktualisht ishte caktuar si inspektor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Euronews Albania ka arritur që të sigurojë fotografi të makinës së dëmtuar nga shpërthimi i fortë.

Untitled design 16

Dy zjarrfikëse shkuan në parkimin ku ndodhi shpërthimi, ndërsa ekspertët kanë bërë verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave.

Policia e Shtetit ka raportuar zyrtarisht për ngjarjen, ku shpjegon se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, ndaj dhe është ende e paqartë nëse ngjarja mund të ketë lidhje me veprimtarinë e të shoqes.

Në kryeqytet janë ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit/ve.




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER