“Ambasada e Kosovës në Jerusalem”, Baton Haxhiu: Kosova shpreson që të ketë të njëjtin fat si Izraeli

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem sipas Andi Bushatit ishte një vendim i gabuar që krijon problem me Bashkimin Evropian por edhe me politikën e jashtme të Kosovës.

Z. Bushati deklaroi se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë u përdor për qëllime elektorale nga Donald Trump dhe e gjitha sipas tij ishte një “akt i turpshëm”.

Ndërsa Baton Haxhiu thotë se pragmatisht veprimi është i mirë pasi i garanton Kosovës aleancë me SHBA dhe me këtë sjellje mund të realizojë qëllimet për interesa të saj.

“Meqenëse je i pafuqishëm për të arritur interesat e tyre, me veprime të tilla pragmatike mund të të mbrojë dikush gjatë rrugës, Izraeli është mbrojtur nga SHBA dhe Kosova shpreson që ta ketë të njëjtin fat si Izraeli”, shprehet z. Haxhiu.

Sipas tij nëse Kosova do t’i thoshte jo kësaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë atëherë mund të humbiste mbrojtjen e Uashingtonit dhe theksoi se “nuk besoj që Amerika të propozon shumëçka që dëmton sovranitetin e Kosovës”.

Por nga ana tjetër z. Haxhiu tha se “nga aspekti moral dhe praktik” veprimi i Kosovës është problematik pasi çështja e Jerusalemit nuk ka marrë ende një zgjidhje.

Andi Bushati nuk bie dakord  mbi tabunë e kultit të Amerikës duke thënë se dhe vetë SHBA ka qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje.

“Mbi këtë çështje edhe vetë Amerika është e ndarë. Biden tha kur ishte kandidat se dërgimi i ambasadës atje ishte i gabuar. Këtë marrëveshje me Grenell dhe Trump e ka nënshkruar dhe Serbia dhe nuk besoj se Serbia do ta çojë ambasadën në Jerusalem. Nuk duhet përdorur si tabu kulti i Amerikës”, tha z. Bushati.

Ndërsa duke folur për pasojat që mund të rëndojnë mbi Kosovën për këtë hap, Baton Haxhiu renditi liberalizimin e vizave, njohjen e pavarësisë nga 5 vendet e BE si dh fondet e unionit për Kosovën.

Etiketimet

Ramos i jep lamtumirën Realit, ish kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

Sergio Ramos nuk arriti ti përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke...

Buffon rikthehet te Parma, ish portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë me klubin Emilian

Gianluigi Buffon rikthehet te klubi italian i Parmës pas 20 vitesh. Klubi Emilian, që do garojë në Serinë B sezonin e ardhshëm, ka zyrtarizuar...

Nadal heq dorë nga Wimbledon, tenisti spanjoll konfirmoi mos pjesëmarrjen edhe në Tokyo 2020

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun e Uimbelldon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER