Protestë tek sheshi ”Nënë Tereza”, aktivistë dhe ambientalistë kërkojnë që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mëngjesin e sotëm, aktivistë të Shoqërisë Civile dhe ambientalistë protestuan pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë për të mbrojtur lumin Vjosa si dhe të shpallet Park Kombëtar.

Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme, në qendër të këtij sheshi u shkrua në gjuhën angleze “Vjosa park kombëtar tani”.

Kësaj proteste iu bashkua edhe presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se lumi Vjosa së bashku me degët e saj duhet të shpallet Park Kombëtar, pasi është një pasuri e rrallë kombëtare.

“Është një detyrim për mua si presidenti i Republikës që të jem në përkrahje, në sintoni të plotë me 36 organizata evropiane dhe botërore e që janë bashkuar në këtë iniciativë për mbrojtje të lumit Vjosa dhe kërkojnë shpalljen park kombëtar të lumit Vjosa dhe të gjithë degëve”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit theksoi se ky lum është “pasuri e rrallë edhe për kontinentin tonë, që duhet mbrojtur nga çdo projekt që e cenon atë”.

Lumi i Vjosës, i cili rrjedh nga mali i Pindit në Greqi dhe derdhet në detin Adriatik, ishte nën kërcënim nga disa projekte hidrocentralesh në Shqipëri, një prej së cilëve ishte ai i Kalivaçit, por që disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria e tij ka refuzuar t’i japë leje.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë edhe aktori i njohur amerikan Leonardo DiCaprio, i cili prej vitesh është kthyer një zë i fortë i kauzave mjedisore.

Etiketimet

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e automjeteve me targat e Serbisë, nis zbatimi i vendimit

Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë sa u takon targave të automjeteve ka ndezur situatën në veri të Kosovës. Sipas vendimit të ministrit Xhelal Sveçla, të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER