Shqipëria 90 mijë doza vaksinash anti-Covid në total, nis vaksinimi i pedagogëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa Shqipëria mbetet në pritje të vaksinave të tjera anti-Covid nga COVAX dhe kompania Pfizer, qeveria thotë se ka tashmë në total 90 mijë doza, me të cilat synon të vijojë “intensivisht programin e vaksinimit”.

Diçka më shumë se çereku i arsimtarëve në Shqipëri kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, teksa në program u përfshinë sot edhe pedagogët. Për të pasur mbrojtje më të efektshme nga infektimi i COVID-19, nevojiten dy injeksione vaksinash gjatë një intervali kohor prej rreth tre javësh.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu ndoqën nga afër nisjen e procesit të vaksinimit për rreth 200 anëtarë të stafeve pedagogjike në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë së Shëndetësisë, prej 11 janarit, – 10 javë, – janë injektuar 48,215 doza vaksinash prej së cilave:

  • 27,872 injektime për punonjës të sistemit shëndetësor;
  • 7,932 injektime për të moshuar;
  • 12,411 injektime për arsimtarët, – 30% e totalit të mësuesve;

Euronews Albania u interesua për më shumë qartësi rreth shifrave se sa janë të vaksinuarit që kanë marrë dy dozat. Zyra për shtyp e ministrisë tha se “35,904 persona kanë marrë vetëm nga një dozë” (74% e injektimeve), ndërsa “12,311 të tjerë dy injeksionet e nevojshme”.

Të hënën në Shqipëri mbërritën 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”, të dhuruara nga Arabia Saudite. Ngarkesë që ministrja e Shëndetësisë tha se do të shkojë në vaksinimin e të moshuarve mbi 80-vjeçarë.

Manastirliu tha se në ditët e para të muajit prill priten të tjera dërgesa nga kompania Pfizer dhe nisma ndërkombëtare COVAX. Ajo tha se nga COVAX “ka të dhëna për 60 mijë deri në 80 mijë vaksina të AstraZeneca”.

Shqipëria ka parapaguar 3.9 milionë dollarë mekanizmin COVAX për të marrë prej saj rreth 1 milionë vaksina, ndërkohë që është në bisedime me Bashkimin Evropian për të përfituar një grant prej 11 milionë eurosh që pritet të shkojë kryesisht në programin e vaksinimit.

Krahas mekanizmit COVAX, Shqipëria ka porositur 500 mijë doza me negociim direkt te kompania Pfizer. Përmes këtyre kontratave, prej së cilave mund të vaksinohen deri në 750 mijë njerëz, autoritetet presin që të nisin vaksinimin masiv të popullsisë.

 

Etiketimet

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë

Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur...

Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja do t’i drejtohet Komisionit të Venecias

Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë gjykimin për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Tashmë Gjykata Kushtetuese...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER