Arjan Dyrmishi: Qytetarët e kanë humbur besimin te SPAK sepse kishin pritshmëri shumë të lartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arjan Dyrmishi, drejtues i Qendres për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes në një lidhje direkte për Euronews Albania foli mbi rënien e besimit të qytetarëve kundrejt SPAK, siç rezultoi nga barometri i sigurisë të bërë nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Z. Dyrmishi u shpreh se qytetarët u përgatiten mendërisht për shumë gjatë për krijimin e SPAK, që me reformën në drejtësi, duke shpresuar se SPAK do i japë fund krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“SPAK ka qenë kryefjala e këtyre tre viteve. Pritshmëria e publikut ka qenë shumë e madhe, ka pasur ngarkesë në periudhën që i parapriu SPAK, siç qe reforma në drejtësi. Kishte një ngarkesë se me krijimin e SPAK-ut do të kemi një ndryshim shumë të madh për sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh z. Dyrmishi.

Arjan Dyrmishi theksoi se për shqiptarët dy kërcënimet kryesore të sigurisë së tyre mbeten krimi i organizuar dhe korrupsioni. Mirëpo, sipas z. Dyrmishi qytetarët kanë humbur besimin se SPAK mund t’i luftojë këto të dyja për faktin se e kishin ngritur shumë lart pritshmërinë e tyre.

“Ashtu siç del nga barometri, krimi i organizuar dhe korrupsioni shihen si dy kërcënimet kryesore për sa i përket sigurisë së vendit dhe anëtarësimit të vendit në BE. Ajo çfarë këto institucione kanë bërë, nuk kanë qenë në pritshmërinë e publikut për SPAK-ut”, tha Arjan Dyrmishi.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER