Basha takime në njësinë 5, ironizon reagimin e Ramës për takimet me komisionerët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e fundit, përpara nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Kryedemokrati Basha e kaloi në njësinë 5 në kryeqytet, ku u takua me qytetarë të kësaj njësie. Në një takim me të rinj, Basha foli për planin e opozitës për arsimin.

“Për ne është çështje kryesore. Reformimi i arsimit të lartë për të siguruar një raport të barabartë mes teorisë dhe praktikës që është modeli gjerman dhe praktika pas diplomimit, ku ne do të rezervojmë një shumë të mjaftueshme për 10 mijë praktika në vit”, tha kreu i PD.

Gjatë këtyre komunikimeve, Basha ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Rama për takimet e tij me komisonerët e KE.

“Dje pata një konferencë me aleancën e universiteteve evropian dhe me komisioneren evropiane për arsimin dhe digjitalizimin që u zemërua pak kryeministri. Në fakt është një ndërhyrje e brendshme, por jo në favorin tim as në favorin e Partisë Demokratike, por në favor të rinisë shqiptare”, deklaroi lideri i opozitës.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER