Burime për Euronews Albania, Rama niset sot për vizitë në Turqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Turqisë për një vizitë njëditore.

Bashkë me të do të jenë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu, të cilët ditën e djeshme u autorizuan nga Kuvendi për të negociuar me kompani distributore për vaksina anti-COVID.

Vizita e kreut të qeverisë dhe dy ministrave duket se lidhet pikërisht me marrëveshjen me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayive Ticaret”, teksti i së cilës u miratua pas botimit ditën e martë në Fletoren Zyrtare.

Marrëveshja, e cila pritet të sjellë në shqipëri vaksinat kineze Sinovac, nuk ka ende të saktësuar sasinë e dozave që do të marrë.

Për këtë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha gjatë një deklarate për shtyp pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve se “ende nuk është saktësuar sasia e plotë” dhe se “kjo do të vendoset brenda ditës”.

“Jemi në përfundim të hartimit të kontratës definitive, për ta hartuar deri në orët e vona të ditës së sotme, në momentin e duhur do t’ju bëjmë me dije për sasinë dhe elementët e kontraktimit,” – tha Tomini, teksa gjatë së mërkurës ministrja Manastirliu deklaroi për mediat se një sasi vaksinash kineze pritet të vijnë në Shqipëri javën e ardhshme.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER