Fushata e PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj takohet me banorët e Kënetës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike njësoj si forcat e tjera kryesore, ka ndezur prej muajsh motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit .

Në dallim nga zgjedhjet e kaluara këtë herë kandidatët kanë zonat e tyre elektorale në të cilat po zhvillojnë edhe takime me qytetarët.

I pesti në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike gjendet kreu i kësaj force politike për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj.

Zona e kënetës, është zona në të cilën Xhaferaj  u takua me qytetarë për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Qytetarët thotë se për premtimin e legalizimeve falas askush nuk mund të thotë se është bërë legalizim falas.

“Jemi në zonat më të prapambetura. Problemet kryesore janë legalizimi infrastruktura, në pjesën e infrastrukturës ne kemi ato më”, u shpreh një banore.

Xhaferaj shpjegoi pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike që sipas tij, do të jenë një rifillim I punës së lënë përgjysmë 8 vjet më parë në këto zona.

“Mendoj që përsëri do të rifillojmë, tani na ngelur vetëm një objektiv. Zona të urbanizohet .Programi është bërë nga asistentët më të mirë shqiptarë nga ekspertët të cilët janë ndihmuar nga ekspertët e partisë së Angela Merkelit”, tha ai.

Në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësisë për dëmet e mëdha dhe viktimat e shkaktuara nga tërmeti në Durrës, Xhaferaj lëshoi një akuzë të rëndë përpara banorëve të kënetës.

“Arrestoi prokuroria disa që kishin përgjegjësi, jo drejtorin e legalizimeve jo të tjera me rradhë, e mori dhe me paturpësinë më të madhe një njeri që është në hetim, e mori dhe e mëroi drejtor në bashki.  Pse? Që të respektonte kodin e heshtjes”, u shpreh kandidati i PD.

Për shkak të pandemisë, edhe pse zyrat e Partisë Demokratike nuk mungojnë në të gjithë Durrësin, ato janë bosh. Gjatë pasditeve ato shërbejnë kryesisht për mbledhjen e shtabeve të cilat organizojnë fushatën në terren.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER