KKT kalon 45 vendime, 13 hotele në bregdet, testohet nafta në Shpirag

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e fundit, 45 leje, ku përfshiheshin disa plane vendore, leje për investime në energjetikë, si dhe për struktura akomodimi në disa zona përgjatë bregdetit, duke nisur nga Durrësi, Kavaja e duke vijuar në pjesën e jugut.

Ndër vendimet e miratuara, bien në sy edhe dy leje që do të zhvillohen nga Ministria e Kulturës, në zonën qendrore të Tiranës. Bëhet fjalë për ndërhyrje në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura dhe rinovimin e sallës së Koncerteve në Universitetin e Arteve.

Edhe pse detajet e projektit për ndërhyrjen në ish-Galerinë e Arteve nuk janë të sqaruar, ato lënë hapësirë jo vetëm për rikonstruksion, por edhe shtesë në këtë vepër. Në listën e gjatë të vendimeve të firmosura përfshihen edhe disa objekte arsimore në Tiranë, sikundër edhe një godinë e re për Institutin e Policisë Kërkimore.

Sa i takon energjetikës, KKT miratoi disa leje për ndërtimin e nënstacioneve në Tiranë si dhe testimin e pusit të naftës në zonën e Shpiragut në Berat. Ndërkohë, lejet me fokus turizmin këtë herë prekin gjithë bregdetin me struktura dhe resorte të reja, përfshi edhe kompleksin “Lura 5” në Ishëm.

Nga ana tjetër, për rikonstruksion e ish-Hotel Dajtit, godinë në pronësi të Bankës së Shqipërisë, është vendosur shtyrja e afatit të lejes së ndërtimit.

Vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit

Institucione arsimore

1. “Shkolla e mesme 5 Maji”, Tiranë

2. “Shkolla për arsimin e mesëm “Dalip Topi”, Tiranë

3. “Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Drejtoria e Higjienës”, Tiranë

Energjia

1.“Depozitat LPG”, Bradashesh, Elbasan

2.“Testimi i pusit Shpirag 4”, Berat

3. “Parku fotovoltaik Blue 1”, “Parku fotovoltaik Blue 2”, Fier

4. “Unaza e Tiranës 110 kV Loti 2”, Tiranë

5. “Linja Ajrore dyfishe Tirana – Rrashbull dhe Unaza e Tiranës 110 kV, Loti 1, Nënstacioni i Ri Tirana 3”

Turizmi

1. “Rikonstruksion Bujtina “Kol Gjoni”, Tropojë

2. “Bar-restorant, pishina dhe pontil në funksion të Resortit turistik “Ëhite Rocks Resort”, Himarë

3. “Drymades Villas”, Himarë

4. “Ëhite Ëave Hotel Design”, Palasë, Himarë

5. “Hotel dhe shërbime”, Livadh, Himarë

6. Strukturë Shërbimi dhe Hotelerie 1 dhe 4 kate, Borsh, Himarë

7. Strukturë hotelerie, Jale, Himarë

8. Resorti Turistik “Lura 5”, Ishëm, Durrës

9. “Kompleks banimi dhe rekreativ”, Hamallaj, Durrës

10. “Objekt banimi dhe shërbimi”, Qerret, Kavajë

11. “Objekt me funksion akomodim dhe shërbime, Shëngjin, Lezhë

12. “Hotel 4 kat me 1 kat nëntokë dhe pishinë “FT Menagement & Events”, Durrës

13.“Strukturë me funksion hoteleri”, Dhërmi, Himarë”

Etiketimet

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER