Komiteti Teknik i Ekspertëve shqyrton sot masat kufizuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë pritet të mblidhet sot rreth orës 15:00 për të shqyrtuar ecurinë e pandemisë dhe masat kufizuese të marra që në nëntor.

Mbledhja është njoftuar nga zyra për shtyp e ministrisë së Shëndetësisë dhe vjen një ditë përpara përfundimit të afatit të përcaktuar për masat, afat i vendosur më 19 mars pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për mirë-përcaktimin e tij.

Vendimet që do të rekomandoi Komiteti kanë sot vëmendje të madhe për faktin se të premten nis zyrtarisht edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga janari i këtij viti, kur janë rishikuar disa herë masat kufizuese, ato janë ri-konfirmuar nga Komiteti duke u rekomanduar për t’u zgjatur më tej me afate dy-javore.

Kufizimi i lëvizjeve me orar 06:00-20:00 është konsideruar si një nga masat më të arsyeshme për situatën, teksa në tërësi në muajt shkurt dhe fillim të muajit mars u konstatua një rritje e rasteve dhe viktimave.

Prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë konstatuar mbi 121 mijë raste me COVID-19, prej të cilave 70% janë mundur të shërohen, 28.3% janë ende me mbartje të virusit dhe 1.7% nuk ia kanë dalë mbanë.

Etiketimet

Ende pa autor sulmi me tre të vrarë në Deçan, jashtë rrezikut i plagosuri

Me gjithë impenjimin maksimal të policisë së Kosovës, ende nuk është arritur të zbardhet asgjë mbi sulmin me armë ndaj një autobusi në fshatin...

Demokratët festojnë sot Pavarësinë dhe Çlirimin, Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri

Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën...

Nisin punimet për aeroportin e Vlorës, Rama: Vepër historike për Shqipërinë dhe Kosovën

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës e cilësoi atë një vepër historike jo vetëm për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER