Lumenjtë e mbeturinave, vërshimi i ujërave solli sasi të mëdha mbetjesh urbane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Reshjet e këtij dimri, bashkë me vërshimin e lumenjve sollën edhe sasi të mëdha mbetjesh urbane që ishin hedhur gjatë gjithë vitit përgjatë rrjedhës së tyre, apo në zona të ndryshme rurale, nga banorët.

Kjo ka prodhuar një imazh dhe situatë të rëndë mjedisore në shtretërit e lumenjve.

Duket si një vend grumbullim mbetjesh, por në fakt, fjala është për lumin Erzen. Mbetje të shumta plastike dhe të llojeve të tjera, kanë veshur brigjet dhe pemët. Të hedhura nga banorët përgjatë rrjedhës së lumit, ato janë transportuar nga uji duke krijuar një imazh të shëmtuar. Sasi të tjera janë shkarkuar në det.

Shqipëria prej vitesh vuan mungesën e menaxhimit të mbetjeve. Edhe pse ka një ligj të miratuar që në vitin 2011 për menaxhimin e integruar të tyre, sërish në pjesën më të madhe të zonave rurale, mbetjet nuk grumbullohen por përfundojnë në lumenj.

Vendi ynë gjeneron rreth 381 kg mbetje për frymë në vit, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, duke u renditur mes vendeve që kanë një nivel të ulët të mbetjeve për frymë por ajo renditet ndër vendet e fundit sa i takon riciklimit, me vetëm 76 kg për frymë në vit, që është sa gjysma e mesatares evropiane.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER